7.4 C
New York
Wednesday, December 18, 2024

Buy now

Shala në Shtime thotë se ndryshimin mund ta bëjë vetëm PDK-ja

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka bërë me dije se janë takuar me strukturat e kësaj partie në Shtime.

Ai ka thënë se strukturat e PDK-së janë të gatshme për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Sot takuam strukturat e PDK-së në Shtime, të cilët janë të gatshëm e të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit. 9 shkurti do t’i jap një kahje më të mirë edhe Shtimes, sikurse të gjithë Kosovës. Këtë mund ta bëjë dhe di ta bëjë vetëm PDK-ja dhe kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza. Për dinamikën e fushatës dhe alternativën qeverisëse që do ta shpalosim para qytetarëve, diskutuam me kryetarin e degës së PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupin, anëtarin e Kryesisë në nivel qendror, Fehmi Mujota, me kandidatët për deputetë nga kjo degë, Naim Ismajlin e Aulona Sylën, dhe me kandidatët e kolegët deputetë, Xhavit Halitin e Rashit Qalajn”, ka shkruar Shala në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit