Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka thënë se Reçaku është, kujtimi i vuajtjeve dhe sakrificës së popullit tonë për liri.
Ai ka thënë se çdo përvjetor i Masakrës së Reçakut të shtetit serb na rikujton se paqja është e brishtë pa drejtësi për viktimat e luftës.
“Reçaku, kujtimi i vuajtjeve dhe sakrificës së popullit tonë për liri. Çdo përvjetor i kësaj masakre makabre të shtetit serb na rikujton se paqja është e brishtë pa drejtësi për viktimat e luftës. Nderime të rënëve për liri!”, ka shkruar Shala në Facebook.