Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka takuar banorët e fshatit Nekoc të Drenasit, para të cilëve ka shpalosur programin qeverisës të kësaj partie.
Ai ka thënë se PDK-ja garanton zhvillim dhe progres për Kosovën.
“Rrugëtimi ynë për një Kosovë më të mirë na solli sot në fshatin Nekoc, një vatër e vlerave atdhetare dhe e përkushtimit kombëtar, ku mbështetja për PDK-në, si forca që garanton zhvillimin, stabilitetin dhe progresin e vendit, reflekton besimin e palëkundur të qytetarëve në vizionin tonë për të ardhmen e një Kosove edhe më të mirë. VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.