Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 16, Ferat Shala, ka takuar është takuar në Mitrovicë miq, shokë dhe bashkëluftëtarë.
Ai ka thënë se janë të mobilizuar maksimalisht për fitoren e madhe të PDK-së dhe Bedri Hamzës më 9 shkurt.
“Në Mitrovicë së bashku me bashkëluftëtarë, miq e shokë, të mobilizuar maksimalisht për fitoren e madhe të 9 shkurtit. Si kudo që kam qenë në këtë muaj, edhe në Mitrovicën e Bedri Hamzës e ndjeva besimin e qytetarëve se Kosova mundet më mirë”, ka shkruar Shala në Facebook.