Sheshi Rambuje në Shalë të Lipjanit ishte nikoqir i një ngjarje me rëndësi, këtë të diel.
Atje u shënua 24 vjetori i kthimit të delegacionit kosovar nga kështjella franceze, që bartë po këtë emër në Francë.
Nga aty u nis e po aty u kthye delegacioni kosovar që atëkohë nënshkroi marrëveshjen për çlirimin e Kosovës. E si simbolikë, 26 shkurti i sivjetm u zgjodh për të vendosur gur themelin e një obelisku për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Memoriali u tha se do hijeshoj jo vetëm fshatin ku u vlerësua se u vunë themelet e pavarësisë. Para hedhjes së betonit, në bazën e obeliskut, kryetarja e Shalës, që ishte qendër rekrutuese e UÇK-së dha një porosi për rininë që të mos e harrojnë luftën e lavdishme për liri.
Për këtë projekt shaljanët kanë mbledhur deri tash 22 mijë euro.