![Shala- Mujës: Me ty nuk flas, dua të replikoj me Bekim Haxhiun që të nxorri nga burgu për korrupsion! Shala- Mujës: Me ty nuk flas, dua të replikoj me Bekim Haxhiun që të nxorri nga burgu për korrupsion!](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/340394595_752766236389877_6551016573405548206_n.jpg)
Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka hedhur akuza në drejtim të familjarëve të deputetit të PDK-së, Ferat Shala, për dallavere.
Pas akzuave të Mujës ka reaguar deputeti Shala, ku i njëjti tha se nuk ka punë me Mujën por me Bekim Haxhiun që e ka nxjerrë nga burgu për korrupsion.
“Me këtë nuk replikoj sepse kam nevojë me repliku me Bekim Haxhiun se ta ka pru picën ne stacionin e Policisë dhe të ka nxjerre prej burgut për korrupsion” i tha Shala-Mujës.