Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka komentuar tubimin madhështor të kësaj partie në Hanover të Gjermanisë.
Shala ka thënë se “anëkend Evropës, mërgimtarët po i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të saj, Bedri Hamza, për një Kosovë më të mirë”.
“Ata e dinë se edhe familjet e tyre në Kosovë meritojnë një qeverisje më të mirë. Takimi impozant me qytetarët tanë në Hanover të Gjermanisë është dëshmi se përkrahja për PDK-në po rritet çdo ditë e më shumë. Vetëm së bashku mund ta arrijmë ndryshimin që e bën Kosovën një vend më të mirë për të jetuar. #MaMirë”, ka shkruar Shala në Facebook.