-3.1 C
New York
Monday, December 15, 2025

Buy now

Shala: Me Vetëvendosjen në pushtet, rryma do të shtrenjtohet sërish – pasojë e një skeme abuzimi në sektorin e energjisë

- Advertisement -

Kandidati për deputet i PDK, Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë në detyrē dhe Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha, krijimin e një sistemi të sofistikuar abuzimi në sektorin e energjisë, duke paralajmëruar se çmimi i rrymës do të shtrenjtohet përsëri, shkruan Scanner.

Sipas Shalës, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se në shtator të vitit 2025 prodhimi i KEK-ut është rritur rreth 3 për qind, ndërsa konsumi i amvisërive ka rënë për mbi 2 për qind.

“Në kushte normale, kjo do të duhej të sillte ulje të importit të energjisë. Por ndodhi e kundërta – importi u rrit, madje u rrit edhe eksporti”, ka deklaruar Shala.

Ai ka theksuar se Kosova po importon energji elektrike me çmime jashtëzakonisht të larta, deri në 800 euro për megavat-orë, ndërkohë që energjia e prodhuar në vend, më e lirë, po eksportohet.

“Importojmë shtrenjtë, eksportojmë lirë. Rryma nuk po shtrenjtohet për shkak të mungesës së energjisë, por për të mbuluar fitimet e një skeme mafioze”, ka thënë Shala.

Sipas tij, qytetarët po e paguajnë këtë kosto përmes faturave të KESCO-s, të miratuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), me, siç u shpreh ai, mbrojtje politike nga Vetëvendosje.

“Kjo rritje nuk është as e rastësishme dhe as e natyrshme – është politike”, ka theksuar Shala, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar.

Në fund, ai ka ftuar qytetarët që të mbështesin Bedri Hamzën për kryeministër, duke thënë se “bashkë mund ta ndalim këtë”.

Të ngjashme

Të fundit