Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka shpalosur para gjakovarëve programin e kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Me këtë rast, Shala ka thënë se e Bedri Hamzën kryeministër do t’ia kthejnë namin Gjakovës, ashtu siç i ka hije!
Postimi i plotë i Shalës në Facebook:
Në Gjakovë, qytetin e kulturës, intelektualëve, zejtarisë dhe punës, së bashku me kryetarin e palodhur të degës së PDK-së, Hajdar Beqën, shpalosëm vizionin tonë për një Gjakovë më të mirë.
Me një program të fokusuar në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, ne angazhohemi për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.
Me Bedri Hamzën kryeministër, do t’ia kthejmë namin Gjakovës, ashtu siç i ka hije!
VOTO #PDK131 #FeratShala16