Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka vazhduar takimet me qytetarë, ku sonte ka qëndruar në Arllat.
Duke parë numrin e madh të qytetarëve, Shala ka thënë se “më 9 shkurt, ky mobilizim do të japë rezultatin e shumëpritur në një fitore të madhe të PDK-së”.
“Po e vazhdojmë fushatën dhe organizimin e takimeve me qytetarët tanë në Arllat, si dhe në lagjet Gjergjaj dhe Bytyçi. Vullneti dhe përkrahja shihen gjithandej. Më 9 shkurt, ky mobilizim do të japë rezultatin e shumëpritur në një fitore të madhe të PDK-së. VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.