Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, gjatë takimit me banorët e Kishnarekës së Drenasit, ka thënë se mbështetja për këtë parti është mesazh i qartë për të ardhmen e Kosovës.
“Kudo që shkojmë, edhe në Kishnarekë, shohim rritjen e pandalshme të përkrahjes për një Kosovë më të mirë. Mbështetja e qytetarëve për Partinë Demokratike të Kosovës si forca kryesore politike që garanton zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e shtetit, është një mesazh i qartë për të ardhmen e vendit. VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka thënë Shala.