6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Shala: Mazhoranca është duke i ikur ballafaqimit me të vërtetën dhe opozitën

- Advertisement -

Edhe një muaj pritet që të përfundojë sesioni pranveror në Kuvendin e Kosovës.

Kjo legjislaturë po vlerësohet se u karakterizua me neglizhencë të punës nga partia në pushtet.

Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës thotë se nga pozita po i ikin ballafaqimit me opozitën.

“Mazhoranca është duke i ikur ballafaqimit me të vërtetën dhe opozitën dhe me problemet reale të qytetarëve. Në kuadër të kësaj ikje dhe mostransparence është edhe situata e fundit kur tash e një muaj parlamenti për aktivitet punë nuk është tubuar, ndërsa për seanca solemne po”, thotë Shala.

Derisa thotë se edhe problemet teknike kanë shkaktuar vështirësi në seancat e ndryshme plenare të këtij sesioni.

“Në esencë si asnjëherë tjetër dmth kemi neglizhencë kemi papërgjegjësi, kemi jo azhuritet dhe dinamikë të punës tashmë një kohë të gjatë parlamenti është jofunksional edhe në emër të renovimit dhe instalimeve të teknologjisë që kanë mundur të bëhen gjatë sezonës së pushimeve”, shprehet deputeti i PDK-së.

E deputetja nga partia në pushtet, që është edhe zv.kryetare e Komisionit për Ekonomi, Jeta Statovci, thotë se në kuadër të saj janë përfunduar të gjitha projektligjet.

“Aktualisht kemi tri grupe punuese të cilat janë duke përfunduar iniciativat që kanë buruar nga vet Komisioni por gjithashtu edhe projektligjet që janë të sponsorisuara nga Ministritë dhe pas përfundimit edhe të këtyre tri projektligjeve nuk kemi ndonjë gjë që na pret në agjendën sepse janë parimisht ligjet që kanë ardhur të përfunduar. Kështu të gjitha që janë adresuar parlamentit janë përcjellur me punë dhe angazhim nga Komisionet në mënyrë që të përcjellët për seancë dhe të mbështeten me votë”, thotë ajo.

Muajin e kaluar edhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat ishin bllokuar një kohë në Kuvendin e Kosovës, janë përkrahur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit