Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në FRONTAL të T7 ka folur për faturat e energjisë elektrike për të cilat shumë qytetarë po ankohen, pasi faturat kanë ardhur me shifra më të larta se muajin paraprak.
Shala ka thënë se këtë dimër po shpërfaqet, sipas tij, “mashtrimi i madh” i Qeverisë së Kosovës që kishte rritur çmimin e energjisë vitin e kaluar por që e kishte subvencionuar një pjesë për të mos u vërejtur shtrenjtimi.
“Po shpërfaqet mashtrimi i madh që ka ndodhur me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike, por që për të mos refelektuar kjo kishte subvencionuar pjesë të caktuar të ngritjes, dhe tashmë mashtrimi i vitit të kaluar dhe ngritja e ndodhur në pranverë po shpërfaqet aktualisht në dimër. Tashmë s’ka subvencionim”, ka thënë Shala.