Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka komentuar dakordimin e kryeministrit Albin Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për planin franko-gjerman.
Shala në “Facebook” ka shkruar ka thënë se me këtë plan Kurti ia ka sjellë Kosovës dy “zajednica”, atë të komunave dhe kishave.
Në këtë kontekst, Shala ka pyetur Kurti se duhet ta sjellë në Kuvend për ratifikim marrëveshjen për planin franko-gjerman.
Postimi i plotë i Shalës:
A duhet të sillet për ratifikim në Kuvend marrëveshja e planit franko-gjerman?
Kushtetua e Kosovës në nenin 18 përcakton:
Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:
– Territorin,
– Paqen,
– Aleancat,
– Çështjet politike dhe ushtarake.
Kryeministri duhet të na sqaroj se në cilat pika të lartshënuara bënë pjesë marrëveshja e planit franko-gjerman?!
Kur duhet të sillet për ratifikim në Kuvend, për t’i diskutuar veçanërisht nenet 7 dhe 10 të marrëveshjes, të cilat nene nga një “zajednicë” e mëhershme, tani kemi dy “zajednica” dhe një autonomi (shih nenin 7 të marrëveshjes);
– “Zajednica” e komunave,
– “Zajednica” e kishave dhe
– Autonomia e veçantë e dy “zajednicave”, në lidhje direkte me Beogradin.