3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Shala: Kurti i zhytur thellë në kthetrat e mafisë energjetike

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, në seancën e  Kuvendit të Kosovës, ka folur për  arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, duke e akuzuar qeverinë Kurti, për gjendjen energjetike në vend dhe aferat që kanë ndodhin në këtë sektor. Shala ka thënë se kryeministri Albin Kurti është në dijeni dhe se prej vitesh është i zhytur thellë në kthetrat e mafisë energjetike.

“Kemi ngritur shqetësimin tonë që në fillim të mandatit të Qeverisë Kurti 2. Kemi paralajmëruar rreziqet që i kanosen vendit nga mafia energjetike. Kemi përmendur akter e firma të involvuara. Kemi ngritur komisione hetimore me shumë mund. Kemi zbardhur rrjedhjen e parasë në mënyrë të pakontrolluar për më shumë se dy vite. Kemi dhënë rekomandime sugjerime, opsione dhe të gjitha këto kanë ra në vesh të shurdhër të kryeministrit aktual dhe Qeverisë së tij. Sepse tashmë është bërë e qartë se ai personalisht dhe jo vetëm, ka qenë dhe është në dijeni dhe i zhytur thellë në kthetrat e mafisë energjetike të Kosovës prej vitesh”, ka thënë ai.

Shala ndër të tjera ka thënë se për dy vite qeverisje nga buxheti i Kosovës kanë dalë mbi 500 milion euro mjete, të cilat kanë shkuar në drejtim të sektorit energjetik, shumica nga këto krejtësisht të paplanifikuara dhe jashtë linjave buxhetore. E këto 500 milion euro sipas tij i kanë dhe pesë akterët e njohur tashmë.

“E tërë kjo shumë e parave ka dhënë zero rezultat në ekonomi. Zero  rezultat në industrinë e prodhimit vendor energjetik. Këto 500 milion euro i kanë akterët e vet të njohur de facto dhe de jure, i kryesuar nga kryeministri Kurti njëri nga akteret kryesor. Ministri Hekuran Murati, Artane Rizvanolli, Martin Berisha ambasador dhe këshilltar special i kryeministrit dhe në fund drejtori i KEK-ut. Këta janë 5 akter kryesor të 500 milionëshit për dy vite që po i lëm pas në sektorin energjetik. Ndash quani pjesë e mafisë energjetike, ndash quani  pjesë e qeverisë Kurti 2. Por rezultate janë 500 milion në sektorin energjetik,  nga 5 akterët që i kanë menaxhuar dhe se rezultate zero. Iu lutem ndryshoni, me 500 milion kapacitetet tona energjetike do të duhej të ishin ndryshe”, ka thënë Shala..

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit