Analisti politik, Azdren Shala ka deklaruar se kryetari i VV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Faton Peci duhet të arrestohen e të burgosen, në qoftë se verifikohen dyshimet për vjedhje të votave në këtë komunë.
Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Shala po ashtu deklaroi se VV-ja ka “poshtuar” Mitrovicën e Jugut.
“Nëse kjo akuzë vërtetohet, duhet me shku në burg akterët e krimit, Albin Kurti e Faton Peci. Nuk durohen kështu këta”, deklaroi Shala.
Gjatë ditës së hënë, në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, është ndalur numërimi i votave, pasi Policia dhe Prokuroria u futën brenda kësaj qendre, megjithëse prokurori Shpëtim Peci ka dhënë urdhrin për vazhdim të numërimit.
Lidhur me këtë, Shala tha se nëse procesi i numërimit të votave të shkojë në rregull, sipas tij, duhet të ndërrohet prokurori.






