1.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Shala kujton grevën e minatorëve të vitit 1989: Askush si ta nuk ia di vlerën lirisë dhe pavarësisë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-drejtori i ndërmarrjes “Trepça” ka përkujtuar grevën e ministrorëve, e cila ishte mbajtur në vitin 1989.

Shala ka thënë se greva e minatorëve ka qenë lëvizje politike për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.

“Askush më shumë se minatorët nuk ia di vlerën lirisë dhe pavarësisë, sepse ata ishin gjithmonë krahë i fortë dhe i pathyeshëm për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës. Ata ditën t’i dalin zot Kosovës në ditët më të vështira.  Greva e minatorëve e vitit 1989, nuk ishte thjeshtë vetëm një grevë qëndrese dhe revolte, por ishte një lëvizje politike e kohës, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave politike të shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Në përvjetorin e grevës historike të minatorëve, shprehim respektin dhe me krenari sjellim në kujtesën tonë kontributin dhe sakrificën e minatorëve në të gjitha periudhat historike të Kosovës.

Me rastin e shënimit të kësaj ngjarje rikujtojmë punën, angazhimin dhe kontributin e minatorëve që dhanë ndër vite, duke qenë simboli i punës, sakrificës dhe protagonistë të proceseve të rëndësishme historike të lëvizjes për çlirim.

Askush më shumë se minatorët nuk ia di vlerën lirisë dhe pavarësisë, sepse ata ishin gjithmonë krahë i fortë dhe i pathyeshëm për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës. Ata ditën t’i dalin zot Kosovës në ditët më të vështira.

Greva e minatorëve e vitit 1989, nuk ishte thjeshtë vetëm një grevë qëndrese dhe revolte, por ishte një lëvizje politike e kohës, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave politike të shqiptarëve të Kosovës.

Me fat!

Me rastin e javës së lavdisë dhe sakrificës së Minatorëve!Në përvjetorin e grevës historike të minatorëve, shprehim…

Posted by Ferat Shala on Monday, February 20, 2023

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit