2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Shala kritikon Qeverinë: Kosova është kthyer në importuese të energjisë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen që janë aktualisht ndërmarrjet publike.

Ai ka thënë se gjatë kësaj qeveria nuk është investuar në Trepçë e KEK. Shala ka thënë se Kosova  tashmë është kthyer në importuese të energjisë.

“Asnjë cent në Trepçë në investime kapitale. Asnjë cent në KEK. Milionat për investime kapitale në Trepçë shkojnë në paga dhe mëditje. Kur në KEK bijën blloqet, dita kushton 1.5 deri në 5 milionë euro energji. Sot Kosova është kthy në importuese të energjisë”, ka shkruar ai në Facebook derisa ka shpërndarë edhe një video nga fjalimi në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit