1 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Shala: Kjo qeveri ka pasur vështirësi për të blerë pajisje, policët janë pa çizme – këto janë dështime të dorës së parë

- Advertisement -

Kujtim Shala, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka ngritur shqetësime mbi paaftësinëe e Qeverisë së Kosovës për siguruar pajisjet e nevojshme për Policinë e Kosovës. Ai e ka cilësuar situatën aktuale si të papranueshme dhe ka kritikuar dështimet në përmbushjen e nevojave bazike të forcave të rendit.

Gjatë një interviste në “Debat Plus”, Shala ka vënë theksin mbi dështimin e e Qeverisë për të siguruar pajisjet e nevojshme për Policinë. Ai tha se zyrtarët policorë ende përballen me mungesë të pajisjeve bazike, përfshirë çizmet, gjë që, sipas tij, është një tregues i menaxhimit të dobët dhe i prioritizimit të gabuar.

“Kjo qeveri ka pasur vështirësi që të blejë pajisje, dhe policët i ke pa çizme. Këto janë dështime të dorës së parë, bazike të palejueshme, nuk ka kushte. Ta përdorësh policinë për gjithçka është një gjë të krijosh kushte për ta edhe policia të funksionojë në bazë të ligjit është një gjë tjetër, pastaj rezultatet e Policisë nuk janë rezultate të qeverisë, Raporti i Policisë me Qeverinë duhet të jetë raporti i një kontrolluesi civil dhe një ndërtuesi të politikave jo më shumë”, ka deklaruar Shala.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit