Ferat Shala,deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për shkaqet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Në emisionin DPT Fidani të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kjo ndodhi derisa vendi pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale dhe se institucionet e reja ende janë pa u formuar.
Poashtu, Shala kritikoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje ku tha se si shkak i mosreagimit të tyre të duhur u bë shtrenjëtimi i rrymës.Puna e parë koha, mënyra, debati dhe shtrenjtimi i rrymës ka ndodhur në një proces politik ku shteti ka qenë duke u transformuar me zgjedhje të brendshme, pastaj me institucione herë janë ministra dhe herë nuk janë, herë kanë dhënë dorëheqje dhe herë s’kanë dhënë dorëheqje, pra qeveria njërën nga arsyet janë pikërisht këto zhvillime të mëdha që po ndodhin në vend. Pra, në këtë fazë tranzicioni pa ndonjë debat të mirëfilltë në kohë zgjedhjesh përgatitet, dhe i kemi paralajmëruar si parti, procesi i hapjes së pranimit të kërkesave të operatorëve për shpenzimet maksimale e mbyllet procesi, dhe as kryeministri dhe as presidentja, as akterët kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje, pos dy apo tre ministra që e kanë me patjetër të thonë diçka e në realitet e kanë shtyrë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike”.Pra, po ndodh ngritja e rrymit të çmimit të energjisë elektrike me 16.1% që nuk ka ndodhur më shumë që nga çlirimi i vendit me këtë përqindje. Kësaj radhe as nuk ka selektim deri në 800 megavat apo 1,600 megavat në mënyrë lineare, veç për një kategori të qytetarëve, në mënyrë lineare 16.1%, pa i verifikuar të hyrat maksimale nga kompanitë që kanë bërë ofertë-kërkesë gjoja për shtrenjtim të shpenzimeve nga importi. Dhe çka ndodh do të duhej një proces llogaridhënës të na shpjegojnë si qytetarë dhe si institucionet si u ardh 16 përqindëshi”, ka thënë Shala.