Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në emisionin “Click” në RTV21 tha se i vetmi institucion që po e mban nën kontroll qeverinë Kurti është Gjykata Kushtetuese.
Ai përmendi faktin se më 1 janar i skadon mandati një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.
“Prandaj, prej 1 janarit nëse nuk kemi parlament të konstituuar në kuptimin formal që zhvillon detyrat e veta, atëherë kemi bllokadën e Gjykatës Kushtetuese dhe atëherë do të zgjasë, sepse atëherë vjen kriza për president. Derisa të bëhen zgjedhjet, shkon deri në qershor dhe nuk do të kemi qeveri”, tha ai./






