Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet me numrin 16, Ferat Shala, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Viti.
Me këtë rast, Shala ka shkruar në Facebook se veteranët e UÇK-së janë gurthemel i historisë sonë dhe kujtesës sonë kombëtare.
“Pata kënaqësinë të vizitoj Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Viti, të udhëhequr nga kryetari Idriz Quni. Veteranët e UÇK-së janë gurthemel i historisë sonë dhe kujtesës sonë kombëtare. Sakrifica dhe përkushtimi i tyre na obligojnë të punojmë me përkushtim për një Kosovë më të drejtë, ku vlerat e luftës të mbrohen dhe të avancohen”, ka shkruar Shala.