Deputeti i rizgjedhur i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se Kosova po humb mundësinë për të përfituar një miliard euro nga fondet ndërkombëtare për shkak të moskrijimit të institucioneve dhe mungesës së procedurave parlamentare të rregullta.
Ai ka theksuar se vonesat në krijimin e institucioneve po rrezikojnë ekonominë e vendit dhe mbajtjen në pritje të fondeve që presin tashmë më shumë se një vit.
“Nuk mund të alokohen fondet e BE, por edhe të Bankës Botërore dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtare pa u krijuar institucionet dhe pa kaluar këto në procedura të rregullta parlamentare. Kjo po rrezikon ekonominë dhe të gjitha fondet e tjera që presin tash e më shumë se një vit si rezultat i mos krijimit të institucioneve përgjegjësia direkt është për ata që edhe herën e kaluar dhe tani kanë marrë shumicën parlamentare”, tha Shala për “Front Online”.






