3.5 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Shala i PDK-së: Të pakuptueshme vonesat e qeverisë për vlerësimin e dëmeve në komunat e vërshuara

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i ka konsideruar të pakuptueshme vonesat në vlerësimin e dëmeve në komunat e vërshuara, duke thënë se ekziston një portofol i veçantë i Qeverisë për këto lloj situatash emergjente e se kjo vonesë “nuk ka logjikë njerëzore”.

Sipas tij, Qeveria i ka pasur të gjitha mundësitë për t’i vlerësuar dhe paguar dëmet.

“Është e pakuptueshme në të gjitha dimensionet, qoftë në aspektin human, njerëzor, solidar, qoftë edhe në aspektin juridik. Qeveria ka portofolin e vetë për këto situata emergjente, për vërshime dhe për situata të fatkeqësive natyrore”.

“E pakuptueshme kjo neglizhencë, kjo përbuzje, ky injorim që i bëhet zonave të vërshuara, komunës së Skenderajt, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut. Nuk ka logjikë as njerëzore, as humane mosveprimi i Qeverisë në këto situata”, ka thënë Shala për “EO”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit