Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 16, Ferat Shala, ka thënë se skemat korruptive të Qeverisë në sektorin e energjisë, në fund do të paguhen nga xhepi i qytetarëve.
Ai ka thënë se këto skema korruptive janë bërë me skenarë të Zyrës së Kryeministrit.
“Skemat korruptive të Qeverisë në sektorin e energjisë, në fund do të paguhen nga xhepi i qytetarëve. Dhe gjithçka ishte një skenar i përgatitur mirë, autorësinë e të cilit e mban Zyra e Kryeministrit”, ka thënë Shala.






