Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka thënë se skema e emërimeve në Ibër Lepenc është një tjetër dëshmi se kjo qeveri dhe ky kryeministër (Albin Kurti), kontrollon institucionet dhe politikat e shtetit përmes strukturave paralele.
“Kjo është dëshmuar me Rezervat Shtetërore, ku një person privat drejton krejt procesin; blerjen, kompanitë, çmimet, ruajtjen dhe gjithçka tjetër. Kështu edhe në energji, kur nga zyrat e komiteteve partiake diktohet se kur të kenë qytetarët rrymë e kur jo, e kush do ta shesë e blejë, dhe tash u zbulua se edhe krejt institucionet e tjera janë në duart e strukturave jashtë institucioneve”, ka shkruar Shala në Facebook.
Reagimi i plotë:
Skema e emërimeve në Ibër Lepenc është një tjetër dëshmi se kjo qeveri, ky kryeministër, kontrollon institucionet dhe politikat e shtetit përmes strukturave paralele, që nuk kanë kurrfarë pozite politike shtetërore.
Kjo është dëshmuar me Rezervat Shtetërore, ku një person privat drejton krejt procesin; blerjen, kompanitë, çmimet, ruajtjen dhe gjithçka tjetër. Kështu edhe në energji, kur nga zyrat e komiteteve partiake diktohet se kur të kenë qytetarët rrymë e kur jo, e kush do ta shesë e blejë, dhe tash u zbulua se edhe krejt institucionet e tjera janë në duart e strukturave jashtë institucioneve.






