-8.2 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Shala i PDK-së: Situata në Trust është alarmante – humbjet rreth 200 milionë

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e ka përshkruar si alarmante situatën me Fondin Pensional të Kursimeve.

Ai ka deklaruar se vetëm në muajin mars humbjet janë miliona të konsiderueshme.

“Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milionë euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit.

Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro!”, ka shkruar Shala.

Përkundër kësaj situate, Qeveria ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues. Rreth 3 miliardë euro të Trustit janë në mëshirën e rrethanave dhe kohës, nën mëshirën e tregjeve globale, praktikisht nën mëshirën e askujt”.

Ai ka thënë se këto zhvillime tregojnë se qytetarëve duhej t’u mundësohej tërheqja e mjeteve nga ky fond.

“Koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, sidomos sot kur humbjet janë në total rreth 200 milionë euro”.

“A ka Qeveri ky vend?!”.

Shkrimi i plotë:

Humbjet në Trust gjatë këtij muaji, janë rreth 60 milion euro!

Situata në Trust është alarmante!

Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milion euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit.

Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro!

Përkundër kësaj situate, Qeveria ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues. Rreth 3 miliard euro të Trustit janë në mëshirën e rrethanave dhe kohës, nën mëshirën e tregjeve globale, praktikisht nën mëshirën e askujt!

Jo shumë larg nga tash, kur Partia Demokratike kërkonte që një pjesë e mjeteve t’iu kthehej qytetarëve, atyre që kishin kontribuar, Qeveria dhe mazhoranca me këmbëngulje refuzuan dhe votuan kundër, në emër të ruajtjes së skemave sociale për moshën e penzionimit.

Koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, sidomos sot kur humbjet janë në total rreth 200 milion euro.

A ka Qeveri ky vend?!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit