Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 16, Ferat Shala, ka thënë se sektori i energjisë në Kosovë nuk është i dështuar, por i vjedhur nga interesat politike të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Dështimi i Linjës Solare është shembulli pse kemi sot krizë energjitike në Kosovë. Investitorët po bllokohen, lejet po hiqen sipas interesave dhe qytetarët do t’i paguajnë penalltitë. Sektori i energjisë në Kosovë nuk është i dështuar, por i vjedhur nga interesat politike të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Shala.






