Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka ftuar qytetarët që të bashkohet rreth numrit 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Ju ftoj të gjithëve të na mbështesni, të mbështesni vizionin për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Së bashku, mund ta bëjmë ndryshimin”, ka shkruar Shala në profilin e tij në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Më 28 dhjetor, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 130.
Në këtë listë, unë sërish do ta mbaj numrin 16, një përgjegjësi dhe nder që e kam marrë gjithmonë me përkushtim ndaj qytetarëve dhe ndaj interesit shtetëror.
Këto zgjedhje janë një mundësi e rëndësishme për ta rikthyer qeverisjen e përgjegjshme, zhvillimin ekonomik dhe vizionin e qartë për të ardhmen e vendit.
Ju ftoj të gjithëve të na mbështesni, të mbështesni vizionin për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Së bashku, mund ta bëjmë ndryshimin.






