Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, gjatë një takimi në Kishnarekë, ka thënë se “së bashku, do të ndërtojmë një Kosovë të fortë, të drejtë dhe më të mirë”.
“Në lagjen e Sylës, në Kishnarekë, po vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë për një Kosovë më të mirë. Mbështetja dhe besimi i qytetarëve ndaj Partisë Demokratike të Kosovës tregojnë qartë se vizioni ynë për zhvillim, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë është rruga e duhur. Së bashku, do të ndërtojmë një Kosovë të fortë, të drejtë dhe më të mirë. VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.