11.2 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Shala i PDK-së reagon ndaj kërkesave për rritjen e çmimit të energjisë: Kjo është e papërballueshme për konsumatorin

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar ndaj paralajmërimeve për rritjen e energjisë elektrike.

Shala, i cili ka siguruar mandatin e deputetit, ka Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) duhet të jetë e kujdesshme duke treguar transparencë dhe profesionalizëm në vlerësimin e aplikimeve tarifore nga operatorët.

Sidoqoftë, Shala ka thënë se çdo rritje e energjisë elektrike paraqet ngarkesë për konsumatorët dhe papërgjegjësi nga ana e qeverisë së Kosovës.

“Në këto rrethana, qeveria duhet të ndërhyjë për të shmangur një barrë të menjëhershme mbi qytetarët. Ndikimet politike nga vitet e kaluara kanë sjellë sektorin energjetik në një situatë të vështirë, prandaj, kërkohet një qasje shtetërore më strategjike për të siguruar një sistem energjetik që është i qëndrueshëm dhe i përballueshëm për konsumatorët”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Rritja e çmimit të energjisë!

Kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë është pasojë e një planifikimi jo të duhur dhe një qasjeje joprofesionale ndaj kostove reale të operimit.

Nënvlerësimi i kostove në vitin e kaluar dhe shtyrja e tyre për t’u trajtuar më vonë ka krijuar një barrë financiare që tani duhet të paguhet nga konsumatorët fundor. Kjo praktikë nuk është e drejtë dhe tregon për një menaxhim të dobët dhe të ndikuar, ku vendimet merren më shumë për arsye politike sesa në interes të konsumatorëve.

Sipas kërkesave të paraqitura nga kompanitë e energjisë, rritja e çmimeve mund të jetë e konsiderueshme. Kjo për faktin se KESCO dhe KEDS kanë kërkuar që të hyrat e lejuara për vitin 2025 të rriten dukshëm (rreth 100 milionë), si pasoj e tejkalimeve në vitin e kaluar. Nga informatat publike, operatoret (KOSTT, KEDS dhe KESCO) kanë kërkuar rritje rreth 30%, dhe kjo rritje është e papërballueshme për konsumatorin.

ZRRE, duhet të jetë e kujdesshme duke treguar transparencë dhe profesionalizëm në vlerësimin e aplikimeve tarifore nga operatorët. Sidoqoftë çdo rritje e energjisë elektrike paraqet ngarkesë për konsumatorët dhe papërgjegjësi nga ana e qeverisë së Kosovës.

Fatkeqësisht, jemi para një realiteti ku nga prilli i këtij viti faturat e konsumatorëve do të pësojnë rritje të theksuar, e cila do të legjitimohet përmes vendimit nga bordi i ZRRE-së.

Rritja e çmimeve të energjisë nuk duhet të jetë një zgjidhje e parë, por një masë e fundit pas shterimit të të gjitha mundësive për menaxhim më efikas dhe mbështetje shtetërore. Për ta parandaluar këtë rritje, nevojiten disa hapa të domosdoshëm, si, transparencë më e madhe, ku institucionet përgjegjëse dhe kompanitë energjetike duhet të jenë më të hapura me publikun për mënyrën se si llogariten tarifat. Publiku duhet të ketë qasje në të dhëna të detajuara mbi kostot e furnizimit, importit dhe operimit të sistemit energjetik.

Kosova ka humbur shumë në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik gjatë këtyre 4 viteve. Refuzimi i projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike ka ndikuar direkt në varëshmërinë e sektorit nga Importi i energjisë elektrike, dhe si pasoj tani konsumatorët i bartin pasojat në faturat e tyre.

Prandaj, rritjen e kapaciteteve të brendshme të prodhimit të energjisë nga burime të qëndrueshme, duke shfrytëzuar burimet alternative si era dhe dielli, janë zgjidhje e domosdoshme.

Në këto rrethana, qeveria duhet të ndërhyjë për të shmangur një barrë të menjëhershme mbi qytetarët. Ndikimet politike nga vitet e kaluara kanë sjellë sektorin energjetik në një situatë të vështirë, prandaj, kërkohet një qasje shtetërore më strategjike për të siguruar një sistem energjetik që është i qëndrueshëm dhe i përballueshëm për konsumatorët.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit