23 C
New York
Wednesday, July 2, 2025

Buy now

Shala i PDK-së: Raporti i Auditorit të Përgjithshëm konfirmon se “Trepça” është para kolapsit

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka komentuar raportin e Auditorit të Përgjithshëm për ndërmarrjen “Trepça”.

Ai ka thënë se ky raport konfirmon se “Trepça” është para kolapsit për shkak të keqmenaxhimit.

“Raporti i Auditorit të Përgjithshëm konfirmon të gjitha pretendimet tona për gjendjen në ndërmarrjen ‘Trepça’ dhe demanton skajshmërisht Qeverinë, Ministrinë e Ekonomisë dhe menaxhmentin e ‘Trepçës’ për politikat që kanë ndjekur në dëm të kësaj ndërmarrjeje. Gjendja në “Trepçë” nuk ka qenë kurrë më e rëndë. Shifrat tregojnë qartë, de facto dhe de jure, se ‘Trepça’ është para kolapsit. Shihni më poshtë pjesë nga raporti i auditimit”, ka shkruar Shala në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit