-3.4 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

Shala i PDK-së: Qeveria Kurti goditi Drenasin duke ia ndalur projektet, me Hamzën kryeministër e rikthejmë zhvillimin

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për ndalimin e projekteve për zhvillimin e Drenasit, duke përmendur edhe Feronikelin.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë Bedri Hamzën për kryeministër në mënyrë që vëmendja e Qeverisë të kthehet kah Drenasi.

Postimi:

Kjo qeveri e goditi sërish Drenasin. Duke shtrenjtuar rrymën dhe ndalur thëngjillin, e mbylli Feronikelin dhe sot 800 punëtorë kanë mbetur pa punë.

Drenasin kjo qeveri e goditi edhe duke ndalur projekte të tjera infrastrukturore e sportive.

Por, duke u bërë bashkë, ne e ndalim këtë keqqeverisje dhe e kthejmë zhvillimin me Bedri Hamzën Kryeministër!

#PDK130 #FeratShala16

Të ngjashme

Të fundit