Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 16, Ferat Shala, ka bërë me dije së në disa fshatra të Drenasit nuk kanë rrymë.
Ai ka publikuar disa fotografi ku takimet me qytetarët i kanë mbajtur në errësirë për shkak të mungesës së rrymës.
“Pushteti i sotëm mund t’ua vjedhë energjinë qytetarëve të Kosovës dhe t’ua shesë më shtrenjtë, por shpresën për ta çuar vendin përpara nuk mund ta shuajë.
Në Vuçak mbajtëm takimin me mbështetësit nga Negroci dhe Gjergjica, në errësirë, por kjo vetëm sa na e shton vullnetin për të punuar edhe më shumë. Bashkë. Përpara”, ka thënë Shala.






