Programi i Bedri Hamzës është përgjigja e duhur për zhvillimin ekonomik të vendit.
Kështu ka thënë kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, pas takimit me mikun e tij, Kumbim Shala.
Postimi i plotë në Facebook:
Me njerëz profesionistë dhe të arsimuar, që i shërbejnë vendit me shumë përkushtim, ne ecim përpara. Kumbim Shala është mik i imi dhe është gjithmonë kënaqësi të shkëmbejmë biseda për rrugën që duhet të ndjekim për një ekonomi më të fortë, që prodhon dhe punëson.
Në misionin tonë për një Kosovë më të mirë, jemi bashkë me Kumbimin si një vlerë e shtuar për ndërmarrësinë në Kosovë. Programi i Bedri Hamzës është përgjigja e duhur për zhvillimin ekonomik të vendit.
VOTO #PDK131 #FeratShala16