Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 16, Ferat Shala, ka folur pas tubimit të madh të kësaj partie në Prizren.
Ai ka thënë se Prizreni i ka bashkuar ta qojnë Kosovën përpara me Bedri Hamzën kryeministër.
Postimi i plotë:
Prizreni na ka bashkuar me një qëllim të përbashkët: ta çojmë Kosovën përpara.
Këtë fushatë e nisim me besimin e plotë se qytetarët e Kosovës do ta mbështesin platformën e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila synon zhvillimin ekonomik, forcimin e partneritetit me Perëndimin dhe bashkimin e shoqërisë kosovare rreth vlerave që garantojnë të ardhmen e vendit tonë.
Mbështesni Bedri Hamzën për Kryeministër të Kosovës.
Mbështesni Partinë Demokratike të Kosovës, që zëri juaj të ketë përfaqësim të denjë në Kuvend dhe në Qeveri.
Bashkë. Përpara.
#PDK130 #BedriHamza1 #FeratShala16






