Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka qëndruar në familjen Hasani në Koshtovë të Mitrovicës, e cilat kanë qenë pjesë e UÇK-së.
Duke i falenderuar për mbështetjen, Shala ka thënë se veteranët e kategoritë e tjera të dala nga lufta do të kenë përkrahjen tonë maksimale.
“Në konakun e Jaha dhe Hamdi Hasanit në Koshtovë të Mitrovicës, si gjithmonë gjen mikpritjen e ngrohtë shqiptare. Hamdiu është veteran i luftës së UÇK-së. Veteranët e kategoritë e tjera të dala nga lufta do të kenë përkrahjen tonë maksimale. Jaha, Hamdiu dhe krejt familja Hasani kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë në vizionin e PDK-së. Së bashku do ta bëjmë një Kosovë më të mirë. VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.