Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, gjatë një takimi me banorët e Arllatit të Drenasit, ka thënë se “bashkërisht, Kosovën mund ta bëjmë një vend më të mirë për të gjithë!”.
“Bashkë me banorët e lagjes Bujupi në Arllat diskutuam për sfidat dhe shqetësimet e tyre. Kosova ka vetëm një rrugë drejt përparimit – vota për PDK-në që në këto zgjedhje ka kandidatin më të mirë për kryeministër dhe një listë të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës. Bashkërisht, Kosovën mund ta bëjmë një vend më të mirë për të gjithë! #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.