23.9 C
New York
Wednesday, June 18, 2025

Buy now

Shala i PDK-së: Mosfunksionalizimi i Kuvendit sjell probleme për shumë projekte të institucioneve

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, e ka konsideruar mungesën e mos funksionalizmit të Kuvendit të Kosovës si problem në menaxhimin dhe funksionalizimin e shumë projekteve kapitale që do ta përmirësonin jetën e qytetarëve.

Shala në një prononcim për Periskopin ka treguar se edhe mungesa e rishikimit të buxhetit ka ndikim më të madhë tek pushtetet lokale.

“Mos konstituimi i Kuvendit ka sjell probleme substanciale në menaxhimin dhe funksionalizimin e shumë projekteve dhe institucioneve publike. Tanimë, është koha të rishikimit buxhetor jo vetëm si praktik dhe kulturë institucionale por edhe si arsye e domosdoshme për të ndihmuar apo përfunduar shumë projekte investive në të gjitha nivelet menaxhuese të financave publike, mos rishikimi buxhetor po godet me theks të veçantë pushtetet lokale , pastaj shumë projekte infrastrukturore të mjedisit të kulturës”, tha ai.

Ish-kryetari  i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e ka konsideruar se ndërmarrjet publike nuk kanë llogaridhënie financiare e as planifikim për vitin 2026.

“Të gjitha ndërmarrjet publike dhe agjencionet tashmë nuk kanë ku të raportojnë as kush t’i miratoj apo refuzoj raportet vjetore të vitit paraprak. Nuk ka llogaridhënie financiare e as planifikim për pjesën tjetër të vitit. Përveç shumë rregullatorëve si ZRRE, KPMM, OSHP, pastaj KOST dhe ndërmarrjet publike etj janë tërësisht pa mbikëqyrje parlamentare”, tha Shala.

Të ngjashme

Të fundit