Kandidati për deputet nga PDK me numrin 16, Ferat Shala, i ka dhënë mbështetje protestës së sotme të punëtorëve të KEK-ut, ku është kërkuar rritja e pagave.
Shala ka thënë se me Bedri Hamzën kryeministër, pagat në sektorin publik do të rriten 50% dhe kërkesat e punëtorëve të KEK-ut do të realizohen që në vitin e parë të mandatit të PDK-së.
“Mbi 2,000 punëtorë të KEK-ut protestuan për paga dinjitoze dhe kushte më të mira pune, por qeveria në detyrë e z. Kurti ka zgjedhur heshtjen. Ata nuk kërkojnë privilegje, por dinjitet dhe drejtësi. Mbështetja për grevën e KEK-ut është mbështetje për punëtorin dhe drejtësinë sociale. Me Bedri Hamzën kryeministër, pagat në sektorin publik do të rriten 50% dhe kërkesat e punëtorëve të KEK-ut do të realizohen që në vitin e parë të mandatit të PDK-së”, ka thënë Shala.







