Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ai ka thënë se veteranët, invalidët e luftës së UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve janë shtylla e identitetit të PDK-së.
Ai ka thënë se me Bedri Hamzën kryeministër, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së do ta marrin trajtimin e merituar.
“Veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve janë shtylla e identitetit të PDK-së. Me Bedri Hamzën kryeministër, edhe këto kategori do të marrin trajtimin e merituar. #MëMirë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.
Ferat Shala synon edhe një mandat ulësen e deputetit. Ai garon me numrin 16 në listën e PDK-së.