Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka akuzuar qeverinë Kurti,e cili me një buxhet prej 3.5 miliardë euro nuk ka realizuar asnjë projekt të madh për vendin.
Ai ka thënë se ky mentalitet duhet të marrë fund më 28 dhjetor.
“3.5 miliardë euro buxhet dhe kjo Qeveri nuk ka realizuar as edhe një projekt kapital për vendin. Në vend të punëve, ata merren me rrjetet sociale. Ky mentalitet qeverisës i dobët duhet të marrë fund dhe Kosova duhet t’i kthehet punës, projekteve dhe sukseseve me Bedri Hamzën Kryeministër. #PDK130 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.






