Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 16, Ferat Shala, në një video të publikuar në Facebook, ka pyetur se ku është projekti i qeverisë Kurti i njohur si Superpuna.
Ai ka thënë se janë shumë pikëpyetje për këtë projekt që kanë mbetur pa përgjigje.
“Ku është projekti i Superpunës sot? Janë edhe shumë pyetje për këtë projekt që kanë mbetur pa përgjigje tash e sa kohë”, ka shkruar Shala sipër videos.