Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka ftuar qytetarët që të bashkohen rreth vizionit kësaj partie në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka thënë se Kosova është angazhim i tij i përhershëm, në funksion të orientimit drejt zhvillimit dhe integrimit.
“Kosova është një angazhim i përhershëm. Të bëhemi bashkë për të ardhmen, për një republikë që respekton vlerat e orientohet kah zhvillimi e integrimi. Me Bedri Hamzën – kryeministër. #PDK130 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.






