Ferat Shala, kandidat për deputet nga PDK me numrin 16, ka falënderuar qytetarët e Barilevës për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.
Gjatë vizitës së tij së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, Shala theksoi se banorët e Barilevës kanë treguar gjithmonë vlera të larta dhe përkushtim për një Kosovë më të mirë.
Ai e cilësoi këtë fshat si shembull të forcës dhe qëndrueshmërisë së Kosovës dhe u shpreh se me mbështetjen e tyre, PDK do të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
#PDK131
#FeratShala16