Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka nderuar heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 35-vjetorin e rënies së tyre.
Ai ka thënë se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, emra që ndriçojnë rrugën e lirisë!
“Sot bashkë me kolegët nga Partia Demokratike, kujtuam 35 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Le të kujtojmë Afrimin dhe Fahriun me nderim dhe të punojmë për një Kosovë që ata do ta kishin dashur. Ata janë dëshmi e një guximi që nuk vdes kurrë dhe e një dashurie për atdheun që na bën krenarë. Lavdi përjetë për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun. Kujtimi i tyre na ndriçon rrugën përpara!”, ka shkruar Shala në Facebook.