5 C
New York
Friday, November 28, 2025

Buy now

Shala i ashpër: Qeverisja kriminale e Kurtit ka përballë opozitë inekzistente

- Advertisement -

Analisti politik Azdren Shala ka thënë se opozita në Kosovë është inekzistente, sipas tij, Qeveria në detyrë e kthen situatën në favor të vetin, derisa ishte duke folur për zhvillimet e fundit të situatës me buxhetin.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka theksuar se Qeveria e LVV-së ka “pushtet kriminal”, duke shtuar se Vetëvendosje para ka një opozitë është formale.

“Unë si shoh lëvizjet e partive, edhe këtë protestën e fundit ku kemi ballafaqim, në fakt nuk kemi opozitë këtu është fatkeqësia. Një qeveri që vepron dhe e kthen situatën në favor të vet kjo legjitime për mua pavarësisht a e shkel ligjin, a e dëmton qytetarin?”.

“Pa dyshim që po. Ne krejt kemi rënë dakord që Lëvizja Vetëvendosje është pushtet kriminal, kur them kriminal nuk them në kuptimin vetëm me vra, por them kriminal në kuptimin e qeverisjes, në dialog, në energji dhe në sindikata. Pra nuk ka lënë vend ku ka pasë atakim, ku ka pasë kontekst që nuk ka pasë sjellje kriminale. Ndërkohë kjo qeverisje kriminale e ka përballë një opozitë inekszistente, e ka një opozitë formale”, ka thënë Shala.

Të ngjashme

Të fundit