Home Lajme Shala: Hapja e urës të bëhet në një moment të përshtatshëm politik

Shala: Hapja e urës të bëhet në një moment të përshtatshëm politik

0
Shala: Hapja e urës të bëhet në një moment të përshtatshëm politik

Drizan Shala, njohës i rrethanave të sigurisë në një bisedë për RTK, tha se lëvizja nga Qeveria e Kosovës rreth urës së Ibrit, duhet të bëhet në një moment të përshtatshëm në nivelin politik e ndërkombëtar.

“Tanimë kemi dy dimensione: dimensioni i qeverisë që këmbëngul dhe insiston që hapja e urës duhet të ndodhë në një kohë më optimale dhe më të shpejtë të mundshme, bazuar në marrëveshjet paraprake në Bruksel dhe dimensioni ndërkombëtar, është ai përmes misionit të  NATO-s-KFOR, që insiston që kjo çështje të mos ndërmerret assesi në këto rrethana politike”, tha Shala.

Ai më tej tha se tani kanë ndryshuar një faktor, sipas tij, esencial, faktori politik i palës serbe, e cila vazhdimisht po e prolongon marrëveshjet e arritura ma parë dhe për këtë, bashkësia ndërkombëtare po insiston që të vazhdohet me dialogun në Bruksel edhe për këtë çështje.

Exit mobile version