Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, gjatë një takimi me gratë në Drenas, ka thënë se Gruaja Demokratike gjithmonë ka qenë shtyllë e fortë e PDK-së në Drenas.
“Gruaja Demokratike gjithmonë ka qenë shtyllë e fortë e PDK-së në Drenas. Me eksperiencën dhe ekspertizën e tyre, ato vazhdojnë të jenë vlerë e shtuar për degën tonë. Me kryeministrin Bedri Hamza, fokus i veçantë do t’i kushtohet mirëqenies, punësimit dhe zhvillimit profesional të grave. #MaMirë #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.