Home Lajme Shala: Grenell e ka personale me Kurtin

Shala: Grenell e ka personale me Kurtin

0
Shala: Grenell e ka personale me Kurtin

Asdren Shala nga PSD-ja ka deklaruar se emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell raportin me kryeministrin Albin Kurti e ka personal.

Sipas Shalës, ky raport personal do ta dëmtojë shtetin e Kosovës.

“Unë e di që Grenell e ka personale me Kurtin, këtu jemi dakord krejt. Por, ky raport personal me Kurtin i kushton Kosovës. Kam frikë për Kurtin… hatërmbetjet e 2021-të… prej atëherë kur Kurti u rrëzua nga pushteti ka dalë me akuza të rënda ndaj tij… kjo për një shtet sovran si Kosova që e ka me rëndësi jetike aleancën me Amerikën është keq”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Shala thotë se një person që është në një pozitë të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë siç është ajo e Grenellit dhe del haptazi e kritikon Kurtin, është dëmtim i shtetit.

“Grenell është i fuqishëm. Për Kosovën kam frikë, sepse kjo i kushton Kosovës. Potencialisht ndoshta do të jetë prapë Kurti kryeministër. Një person i tillë, i cili del haptazi dhe e kritikon në mënyrën më të vrazhdë të mundshëm Kurtin, kjo do ta dëmtojë shtetin tonë. Kurti po mundohet të na tregojë neve se ka raporte të mira me Amerikën, por personi i dytë, më i fuqishmi në krejt Departamentin është Grenelli, ai po të tregon që ky person është i padëshirueshëm dhe në marrëdhëniet ShBA – Kosovë kurrë s’kanë qenë në pikën më të ulët”, tha ai.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta se kurrë më parë. Ndërkohë që Grenell e ka quajtur iluzionuese deklaratat e Kurtit derisa ka thënë se marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Ai tha se e Kurtit është dënuar nga administrata e parë e Trumpit, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e ShBA-së, Anthony Blinken, etj./

Exit mobile version